Aktuale

ShBA-ja diskuton me BE-në “përkrahjen shtesë” për fazën e ardhshme të dialogut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e diskutuar me Bashkimin Evropian ndihmën shtesë për dialogun e Brukselit në fazën e ardhshme të këtij procesi.

Kështu i është thënë “Kohës Ditore” nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, pas pyetjeve rreth përfshirjes së shumëpërfolur amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër, Ambasada ka konfirmuar se SHBA-ja është pjesë e këtij procesi që prej fillimit, ndërsa ka theksuar se dialogu ka sjellë dobi konkrete për qytetarët dhe institucionet e Kosovës.