SHBA ka fajësuar Rusinë për sulmin vdekjeprurës që ka ndodhur dje ndaj karvanit të ndihmave në qytetin sirian të Alepos.
BBC shkruan se nga SHBA, sulmin e djeshëm e kanë cilësuar si tragjedi të madhe humanitare.
Sipas tyre, përgjegjës janë avionët rusë, transmeton kosovaPress.
Në anën tjetër, Rusia është kundërpërgjigjur duke thënë se Qeveria amerikane nuk ka asnjë dëshmi që sulmi është kryer nga avionët rusë.
Sipas tyre, incidenti është shkaktuar nga zjarri në terren, e jo nga ndonjë sulm ajror.
Tags:SHBA