Rajon & Botë

SHBA, ekzekutohet vrasësi i shumëfishtë

Billie Wayne Coble vrau prindërit e ish-gruas së tij Robert dhe Zelda Vichi si dhe vëllain Bobby. Ata i vrau me armë zjarri, rrëmbeu ish gruan Karen e cila arriti të ikte.

Në Teksas të SHBA-së u ekzekutua 70-vjeçari Billie Wayne Coble, i cili 30 vite më parë u dënua për vrasje të shumëfishtë.

Në vitin 1989 Coble u dënua për vrasjen e anëtarëve të familjes së ish gruas së tij. Ai u ekzekutua me injeksion helmues në burgun në Huntsville.

Coble vrau prindërit e ish-gruas së tij Robert dhe Zelda Vichi si dhe vëllain Bobby. Ata i vrau me armë zjarri, rrëmbeu ish gruan Karen e cila arriti të ikte.

Vitin e kalur në Teksas janë ekzekutuar 13 persona./AA

the authorBurbuqe Metolli