Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov janë takuar sot në Gjenevë për shqyrtimin e mundësisë së arritjes së një marrëveshje politike për të shënuar fundin e luftës në Siri.
Sipas Departamentit të Shtetit, bisedimet do të fokusohen në zvogëlimin e dhunës, ofrimin e sa më shumë ndihmave humanitare dhe zgjidhja politike për konfliktin sirian, nga i cili kanë mbetur të vdekur mbi 400 mijë njerëz.
Në javët e fundit, Kerry dhe Lavrov kanë mbajtur bisedime lidhur me një marrëveshje, e cila do të rriste bashkëpunimin ushtarak SHBA-Rusi kundër grupit militant Shteti Islamik dhe grupe të tjera të ekstremistëve në Siri.