Rajon & Botë

SHBA e gatshme të veprojë kundër Koresë Veriore

Oficeri i ushtrisë amerikane, Joseph Danford, deklaroi sot se SHBA-të janë të gatshme të përdorin kapacitetet e veta ushtarake për të mbrojtur veten dhe aleatët nga provokimet veri-koreane.

Ai gjatë një takimi me oficerë të lartë të ushtrisë jugkoreane dhe presidentin e shtetit Mun Jae-in, tha se programi raketor dhe nuklear i Koresë Veriore “paraqet kërcënim për gjithë komunitetin botëror”, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë, kapiteni Darin James.