Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje të rëndësishme mbrëmë për operacione ushtarake dhe ndërprerje gjithëkombëtare të armiqësive në Siri, duke thënë se kanë ende çështje për të zgjidhur para se të njoftojnë për arritjen e një marrëveshjeje.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rusi, Sergei Lavrov, kanë folur mbrëmë në një konferencë për media pas një takimi që zgjati plot nëntë orë bisedimesh herë pas here në Gjeneva.
Ata kanë thënë se ekipet nga të dyja palët do të tentojnë t’i finalizojnë detajet në ditët e ardhshme në qytetin zviceran.