SHBA-ja dhe Kina janë duke punuar rreth një serë opsionesh për Korenë Veriore, kështu ka thënë sot këshilltari kryesor për siguri i SHBA-së, gjenerali H.R McMaster, teksa tensionet po rriten për shkak të programeve bërthamore dhe raketore të Veriut.
Ai ka thënë për ABC News se nuk ka konsensus se kjo është një situatë që thjesht nuk mund të vazhdojë, transmeton Express.
Komentet e tij vijnë pas testimit të dështuar raketor të Koresë Veriore, dhe parakalimit masiv ushtarak.
Ndërkohë, sot më herët, presidenti Donald Trump tha se Kina po punon me Amerikën rreth çështjes së Koresë Veriore./Express/