Rajon & Botë

SHBA dhe Japonia kryejnë ushtrime të përbashkëta ushtarake në Detin japonez

Disa bartës të aeroplanëve amerikanë dhe anije luftarake japoneze kanë kryer të enjten ushtrime të përbashkëta ushtarake në ujërat e Gadishullit korean, duke demonstruar fuqinë disa ditë pasi që Koreja Veriore testoi një raketë balistike.

Aeroplan-bartësit Karl Uillson dhe Ronald Regan iu janë bashkëngjitur forcave japoneze Hjug dhe Ashigara në ushtrimet në Detin e Japonisë, ku ka rënë raketa e shkrepur balistike të hënën, transmeton AFP.