Rajon & Botë

SHBA dërgon forca shtesë në Siri

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka njoftuar të enjten se ka dërguar forca shtesë amerikane në Siri, në përpjekje për të përshpejtuar mposhtjen e të ashtuquajturit Shtet Islam në kryeqytetin e tij Raka.

Në pyetje janë rreth 400 ushtarë, të cilët në Siri do të qëndrojnë për një periudhë të caktuar, ka precizuar zëdhënësi i koalicionit, koloneli i forcave ajrore amerikane John Dorian.