Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina kanë bllokuar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon bombardimin e ambasadës ruse në Damask, në fillim të shkurtit, ka thënë një burim në selinë e Kombeve të Bashkuara për agjensinë Tass të dielën.
Duket se raportet SHBA – Rusi nuk do të relasohen aq shpejtë sa ishte menduar.
Para votimit në Këshillin e Sigurimit në OKB, ministria e jashtme ruse tha më parë se kompleksi diplomatik rus në Damask ishte granatuar dy herë , me 2 dhe 3 shkurt.
“Zjarri i qëllimshëm është kryer në lagjen Jobar të kontrolluar nga terroristët”, ka thënë ministria e jashtme ruse, raporton Tass.
“Një nga granatat shpërtheu në territorin e ndërtesës së ambasadës në mes të zyrës dhe ndërtesave të banimit. Një granatë tjetër shpërtheu rreth 20 metra jashtë hyrjes kryesore të ambasadës. Askush nuk është lënduar, por bombardimi shkaktoi dëme materiale.
“Ky krim nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar”, shtoi ministria e jashtme ruse dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “reagojë siç duhet për këtë provokim të rrezikshëm terrorist”, thuhet në njohtimin e ministrisë ruse. Kjo nuk është hera e parë që shtetet perëndimore dhe Ukraina bllokojnë deklaratat që dënojnë sulmet ndaj ambasadës ruse në Damask, raporton Tass.
Në njohtimin e agjensisë ruse nuk ka ndonjë shpjegim të arsyes së një bllokimi të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./GazetaExpress/.