Insituti Johns Hopkins sapo ka konfirmuar se numri i të infektuarve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 1.999.313 raste, shkruan The Guardian.
ShBA-të pasohen nga Brazili, i cili është vendi i dytë për nga numri i të infektuarve me 772.426 raste.
Ndërkaq numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në ShBA është më i larti në botë, me 112.833 të vdekur.
Disa vende të Kalifornisë janë duke raportuar se spitalet janë të mbingarkuara dhe se ka një rritje enorme të personave të infektuar me Covid-19.
Sipas ekspertëve, kjo rritje supozohet se ka ndodhur për shkak të lirimit të disa masave, mosdistancimit dhe mospërdorimit të masave mbrojtëse. /Gazeta Express