Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri ka thënë se pagat e deputetëve duhet të korrespondojnë me punën e tyre.
Ai duke komentuar nivelin e pagave që marrin deputetët e Kosovës, në raport me ata të rajonit ka theksuar se nëse një deputet i kryen punën siç duhet, paga e tij, qoftë edhe 1500 euro është e merituar, ndërsa në rast të kundërt, edhe 500 euro, është haram, njofton Klan Kosova.
“Nëse një deputet punon siç duhet ai me të vërtetë e ka 1500 euro hallall pagë. Por nëse jo, ajo është haram. Ata kanë premtuar dhe nuk kanë realizuar, duhet të japin përgjegjësi”, tha Shatri në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Përgjegjësia më e madhe është tek struktura që kanë pas të publikojnë kostot buxhetore. Ose ata që kanë formuar listat kanë mashtru, ose këta që publikojnë kostot buxhetore”, theksoi ai.