Pas përfundimit të raundit të 1/8 ‘Goal.com’ ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj faze
Ndryshe nga të tjerët Gjermania është skuadra që përfaqësohet më me shumë lojtarë pasi Boateng dhe Draxler bëjnë pjesë në këtë 11’she titullare ndërsa çdo kombëtare tjetër ka vetëm 1 lojtar.
Ajo që bie në sy është sërish mungesa e ‘yllit’ të Portugalisë Cristiano Ronaldo, i cili nuk është në nivelin e duhur këtë Evropian.
Në këtë formacion gjendet edhe kosovari, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur ndaj Polonisë, por që nuk i mjaftoi Zvicrës, duke u eliminuar kështu nga Euro 2016.
Ky është formacioni ideal i 1/8’tës në ‘Euro 2016’:
