Aktuale

Shala: Serbia nuk ka bazë për ta dërguar Kosovën në arbitrazh

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, i ka reaguar kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq e cila paralajmëroj se shteti i Kosovës do të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit për shkak të taksës 100 për qind për produktet që kanë origjinë Serbinë dhe Bosnje e Heercegovinën.

Shala ka thënë se shteti serb nuk ka bazë për të realizuar një procedurë të tillë.

Tutje Shala thotë se nëse bëhet një veprim i tillë do të nënkuptohej se Serbia e njeh Republikën e Kosovës.

“Duke u bazuar në faktet e përmendura më lartë dhe duke marrë shkas nga raportimet e mediave sot se Kryeministrja e Serbisë paralajmëron dërgimin e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit për vendosjen e masës 100%, qëndrimi zyrtar i MTI është se ky veprim nuk mund të bëhet nga ana e Serbisë pasi që nuk është përmbushur neni 42 paragrafi 2 i marrëveshjës së CEFTA-së. Njëkohësisht me një veprim të tillë, ku Serbia do të tentonte ta dërgoj Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit do të nënkuptonte se në një mënyrë Serbia do ta njihte Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.

Më poshtë gjeni statusin tij të plotë:

the authorBurbuqe Metolli