Aktuale

Shala i reagon Konjufcës: U bëtë bashkë me PDK-në për ta rrëzuar Qeverinë Mustafa

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka replikuar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, i cili i tha se LDK po e mbështetë marrëveshjen e cila e rrezojë Qeverinë Mustafa.
Shala ka thënë se të gjithë së bashku vitin e kaluar ishin bërë për të rrezuar Qeverinë Mustafa, por ai ka thënë se është i lumtur se po ratifikohet përsëri projektligji i 2015.

“Kundër qeverisë së LDK keni qenë të gjithë bashkë. Ne do ta ratifikojmë po atë projektligj të viti 2015, s’ka tjetër marrëveshje. E çmojë shumë se kjo është marrëveshje e vetme…LDK nuk kundërshton asnjë fakt tjetër të tij, nëse arrijmë që ta ratifikojmë është që mbështetë këtë marrëveshje dhe çdo të gjetur fakte të reja. Ti japim kësaj marrëveshje një legalitet në ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ai. /Lajmi.net/