Gjykata spanjolle e cila po udhëheq hetimin kundër Shakirës për shmangie të tatimit prej 14.5 milionë eurosh edhe zyrtarisht ka ngritur padi dhe bukuroshja nga mesi i qershorit do të dalë para gjyqit, shkruan gazeta “Zëri”.
Prokuroria e akuzon atë për mospagesë të tatimit në Spanjë mes periudhës 2012-2014, kur kryesisht ka jetuar në këtë vend, edhe pse adresa zyrtare ka qenë në Panama.

Në aktakuzë thuhet se këngëtarja ka fshehur të hyrat përmes 14 kompanive të ndryshme në vendet e ashtuquajtura “parajsa të tatimit”.
Përfaqësuesit e këngëtares kanë deklaruar se Shakira borxhet e saj i ka shlyer tek autoritetet lokale të tatimit. Ata kanë bërë të ditur se ajo do të japë dëshminë më 12 qershor në Esplugues de Llobregat në Barcelonë./ZERI





















