ShowBiz

Shakira: Kur isha e vogël, mësuesja më tha se këndon si një dhi

Të gjithë e duam sot dhe e adhurojmë. Por kush e kishte menduar se kur ishte e vogël Shakira, mësuesja e saj e kishte përjashtuar nga kori i shkollës, sepse sipas saj nuk këndonte mirë.

Madje ajo i ka thënë Shakirës, se këndonte si një dhi. Edhe pse me siguri Shakira është mërzitur nga këto fjalë, ajo nuk e ka ndalur rrugën drejt endrrës së saj.

Në një intervistë për “Metro”, ajo është shprehur se asnjëherë nuk duhet të heqësh dorë nga ëndrrat, pavarësisht pengesave që ka jeta.

“E rëndësishme është të mos heqësh dorë dhe të ndjekësh objektivat dhe ëndrrat e tua pavarsisht çdo gjëje”, ka thënë Shakira.

Ditëve te fundit mediat ndërkombëtare folën për ndarje mes këngëtares Shakira dhe futbollistit Gerard Pique.

Por futbollisti i Barcelonës i dha fund thashethemeve duke publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet Shakira me dy djemtë buzë lumit me dy djemtë.