Aktuale

Shaip Muja thotë se nuk do ta votoj Demarkacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka thënë se ai nuk do ta votojë Demarkacionin në këtë formë si është tani, njofton Klan Kosova.

Muja, i cili po merr pjesë në diskutime që po bëhen për Demarkacionin në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të pensionohet shpejt.

Sipas tij, edhe në kohën e Titos – Josip Broz Tito, ish-presidenti i Jugosllavisë – kufiri ka qenë në Çakorr, ashtu siç edhe po thotë Opozita tani.