Aktuale

Sfidat e koalicionit qeverisës me votat

Koalicioni qeverisës në momentin që Behgjet Pacollit ia ka besuar postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, ka mbet me 61 vota, kjo pasi në vend të Pacollit, sipas renditjes nga lista e KQZ-së, pozita e deputetit i takon Imet Rrahmanit nga LDK.

Votat e PAN-it, Listës serbe dhe komuniteteve tjera sipas rezultateve të KQZ-së, janë gjithsejtë 59 dhe nga tri të AKR-së, tash koalicioni qeverisës do t’i ketë vetëm dy vota.

Koalicioni që ka 61 vota, nuk dihet nëse do ta ketë përkrahjen e deputetit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, i cili dje nuk ka votuar Qeverinë Haradinaj, me arsyetimin se “Kumara” i këtij koalicioni është kryehajduti i Kosovës, Hashim Thaçi, personi përgjegjës për dështimin e shtetit.

Megjithatë, koalicioni qeverisës pritet ta ketë edhe votën e Teuta Rugovës, pasi në Qeveri, tanimë veç ka hyrë lista Rugova./KosovaPress/