Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeqla ka thënë se janë mbi 20 dëshmitarë që tregojnë veprimet kriminelit tash ministrit Rikallo dhe nëse nuk shkarkohet, atëherë Haradinaj duhet të dorhiqet.
Ai lexoi një letër të dëshmitarëve, Blendi Zymit dhe Vllazërim Beqiri, drejtuar deputetëve, ku thuhet se gjatë kohës së bombardimeve është parë me uniformë dhe kallashin në krah.
Në letrën e dy dëshmitarëve kërkohej nga deputetët që t’i kërkojnë kryeministrit që të shkarkojë ministrin dhe të fillojnë hetimet ndaj tij./KosovaPress/