Policia kufitare në mbarë vendin po vijon zbatimin e planit të masave për të shmangur flukset dhe rrjedhimisht vonesat në pikat kufitare të vendit.
Masat konsistojnë kryesisht në shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore me qëllim shmangien e radhëve për të gjithë qytetarët, turistët dhe emigrantët që vijnë në vendlindje për të kaluar sezonin veror.
Sipas të dhënave zyrtare, në 16 orët e fundit në territorin shqiptar kanë hyrë rreth 25 mijë shtetas dhe rreth 5 mijë automjete, ndërkohë që në total, në të gjitha pikat kufitare të vendit funksionojnë 93 sportele.
Fluksi më i madh në hyrje është në pikën kufitare të Morinës.