Rajon & Botë

Sezoni dimëror fillon më vdekje në Alpe

Një ortek bore ka marrë jetën e dy alpinistëve, një slloveni 34 vjeçar dhe një italiani 36 vjeçar.

Tragjedia ka ndodhur në pjesën italiane të malit Mont Blanc, kanë njoftuar mediat sllovene, transmeton KosovaPress.

Trupat e alpinistëve u gjeten dy metra nën ortekun e borës, njoftuan shërbimet emergjente.

Në pjesët e larta të Alpeve evropiane, çdo vit humbin jetën alpinistë dhe skiatorë, ndërsa kjo është tragjedia e parë pas asaj që kishte ndodhur në janar të këtij viti./KosovaPress/