ShowBiz

Seven Saraçi gati për rikthim, thotë se sot incizoi versionin më të vështirë

Seven Saraçi po punon për projektet e reja muzikore.

Seven Saraçi tash e një kohë nuk ka qenë aktiv me këngë të reja, por është duke punuar për rikthim, shkruan lajmi.net.

Reperi planifikon që të kthehet me projekte për tregun e huaj, ndërsa duket se ngjitja e tij në skenë është shumë afër.

Së fundi, ai publikoi një fotografi nga studio muzikore, ku me sinqeritet tregoi se ka incizuar versionin më të vështirë.

“Versioni më i vështirë që e kam incizuar ndonjëherë është përfunduar sot… nuk po gënjej”, ka shkruar Seveni. /Lajmi.net/