Seanca e thirrur nga Qeveria për në ora 14:00 është shtyer për në ora 16.00.
Këtë lajm e ka konfirmuar deputeti nga NISMA, Zafir Berisha.
Në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ekipi negociator i Kosovës ka në krye me Fatmir Limajn, pjesë e këtij ekipi janë përcaktuar të jenë edhe Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Dardan Gashi dhe Mahir Yagxhillar./Lajmi.net/