Aktuale

Sërish Prishtina me më së shumti raste të reja me koronavirus

Ka shkuar në 11 mijë e 686 numri i të infektuarve në Kosovë.

Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë evidentuar 11 mijë e 686 raste me koronavirus, kjo pasi që në 24 orët e fundit nga 494 mostra të marra nga SHSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, 141 kanë rezultuar pozitivë, shkruan lajmi.net.

Kryeqendra e Kosovës, Prishtina, vazhdon të regjistrojë numër më të madh të të infektuarve.

Sipas IKSHPK-së, brenda 24 orëve në Prishtinë janë regjistruar 54 raste të reja të infektimit me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

the authorGazetaKNN