Aktuale

Sërish në Prishtinë qarkullojnë para false

Në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë, një punëtore e një banke, ka raportuar në polici rastin se një mashkull ka deponuar një kartëmonedhë 50-she, e cila është e falsifikuar.

“Ankuesja femër K-Shqiptare punëtore në një bankë ka raportuar se një klienti mashkull K-Shqiptar ka deponuar një kartëmonedhë prej 50 €, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Monedhën e falsifikuar e ka konfiskuar njësiti i forenzikës”, thotë Policia, transmeton Express.