Rajon & Botë

Sërish dështojnë bisedimet për Sirinë

Sërish kanë dështuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshje për Sirinë, mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Sekretari i shtetit amerikan ka deklaruar se janë përpjekur për një marrëveshje, që do të shënonte fundin e konfliktit pesë vjeçar në Siri.

Në anën tjetër, Lavrov ka thënë se opozita në Siri duhet të bëjë kompromis me Assadin që të ndalohen grupet ekstremiste.

Ndërsa, përfaqësuesit e OKB-së, mos arritjen e marrëveshjes e kanë cilësuar si fakt dëshprues.