Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, do të takohen këtë të hënë për të diskutuar rreth konflikteve në Ukrainë dhe Siri, ka njoftuar sot ministria e Jashtme ruse.
Tensionet në mes të Rusisë dhe Ukrainës eskaluar prapë këtë javë pasi presidenti rus Vladimir Putin e akuzoi Ukrainën për plane sabotimi në Krime, gadishullin të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, shkruan Reuters, përcjell Express.
Sipas ministrisë ruse, takimi do të mbahet në qytetin rus, Yekaterinburg.