Aktuale

Serbia s’mundet vullnetarisht t’i shkelë interesat shtetërore në Kosovë, thotë Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk mund t’i shkelë interesat e veta kombëtare e shtetërore në Kosovë.

Shefi i Qeverisë serbe sot ka biseduar me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Perëndimore, Ballkanin e Turqinë në Shërbimin për Politikë të Jashtme të BE’së, Angelina Eichhorst, rreth dialogut me Kosovë – Serbi.

“Çdo zgjidhje, deri më tash, ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për palën serbe, e cila përcaktimin e vet për paqe e stabilitet e ka konfirmuar shumë herë, por Serbia, po ashtu, nuk mundet që vullnetarisht të shkelë interesat e vete shtetërore e kombëtare”, citon Veçernje Novosti të ketë thënë Vuçiq.

Vuçiq dhe Eichhorst në bisedimet e sotme kanë konstatuar se është e nevojshme të vazhdohet dialogu i mëtejmë Beograd- Prishtinë në dobi të gjetjes së zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët, transmeton koha.net.