Aktuale

Serbia i shpall luftë mafies

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, u ka shpallur luftë sot grupeve kriminale dhe mafies, duke thënë se policia dhe shërbimet e sigurisë do të krijojnë një luftë të ashpër kundër tyre.

Ai tha se deri në fund të vitit MUP-i i Serbisë, do të merret me të gjithë ata që në çfarëdo mënyre lidhen me strukturat kriminale, shkruan “Blic.rs”, transmeton Gazeta Express.