Aktuale

Serbia prodhon pushkë me dy kalibra

Ekspertë të armatimi serb (në fabrikat e armatimit Zastava oružja dhe Prvi partizan), kanë zhvilluar armët të cilat krahas fishekëve 7,62 mm do të përdorin edhe municionin 6,6 mm grandel me performansë të lartë balistike.

Në poligonin në Nikinci, ekspertë ushtarakë për armatim personal, njofton b92, kohë më parë kanë provuar pushkë automatike të jashtëzakonshme, pushkët snajperë dhe pushkëmitrolezët të cilat shfrytëzojnë municionin e kalibrit 6,5 mm, transmeton Koha.net.

Po ashtu është përpunuar edhe varianti modular i pushkës automatike 6,5 mm, e cila shfrytëzon municionin me kalibër 7,62 mm dhe 6,5 mm.
Ndërrimi i kalibrit në armën modulare bëhet shpejt dhe lehtë duk vendosur gypin dhe kornizën përkatëse për municion.