Në një artikull të gazetës “Veçernje Novosti”, është bërë e ditur se Serbia shumë shpejtë do të pajiset me avionë lufte dhe me mjete të blinduara nga Rusia.
Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka lejuar që Serbisë t’i lejohet dërgesa prej 6 avionësh “Mig 29” dhe një kontingjent i mjeteve të blinduara.
Marrëveshja është arritur gjatë qëndrimit të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq në Moskë.
Më parë ishte njoftuar se Serbia do të pajiset edhe me raketat për mbrojtje kundërajrore “Buk”, por tani në Beograd po thuhet se ky sistem raketash kushton shtrenjtë për Serbinë – 300 milionë euro – dhe furnizimi me këto raketa thuhet të jetë lënë për më vonë./koha.net