Aktuale

Serbia ndërton në Kosovë si në ‘tokë të babës’, shtëpi për serbët në tre qytete

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën , Marko Gjuriq do të nënshkruajë sot marrëveshjen e granteve për të ndërtuar tri shtëpi për familjet serbe në komunën e Rahovecit, Vitisë dhe Lipjanit.

Gjuriq këtë ujdi do ta nënshkruajë me Drejtorin Menaxhues të kompanisë “Energoprojekt Holding”, Stojan Çolakov dhe Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë ndërtimore “Next” Dobroslav Bojoviq, shkruan Klan Kosova.

Nënshkrimi është planifikuar për sot në orën 12:00 në Pallatin “Serbia”.