Serbia sërish ka kërkuar ekstradimin urgjent të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Djuric, pas mbledhjes urgjente të Qeverisë serbe, ku u diskutua për lirimin me kusht të Hardinajt.
Madje ai ka shkuar deri aty sa ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja penale e kriminelëve të luftës, duke shtuar se ai beson në profesionalizmin e autoriteteve gjyqësore franceze.
Ai po ashtu ka bërë të ditur, se Serbia do të vazhdojë me ndjekjen penale të të gjithë të akuzuar dhe të dënuar për krime lufte, ndërsa ka ftuar të gjithë anëtarët e BE-së dhe vendet tjera, siç ka thënë “për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe urdhrat e Interpolit, dhe jo për të marrë vendime politike në raste të tilla”, transmeton KosovaPress.