Aktuale

“Serbia kërcënon me ushtri, Qeveria e Kosovës hesht”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se shteti fqinj Serbia po kërcënon me ushtri e saj, ndërsa sipas tij Qeveria e Kosovës po hesht.Më poshtë është shkrimi i plotë i Topallit në profilin e tij në Facebook:Serbia po verifikon aftësitë operative të njësive për reagim të shpejtë.
Vendi i orientuar armiqësisht karshi Kosovës, që kontrollon një pjesë të territoret dhe nuk i njeh kufinjtë e vendit tonë po përgatitet.Nën vringëllimën e armëve të saj, Serbia është angazhuar me gjithë potencialin e saj që Kosova të mos ketë Ushtri.Qeveria e Kosovës nuk e sheh të arsyeshme të reagoj, madje as kur Serbia kërcënon publikisht me verifikimin e fuqisë së forcave për intervenim të shpejtë.Kështu ndodh kur nuk ke qeveri, diplomat, dinjitet dhe kuroja për të siguruar mbijetesën.