Aktuale

“Serbia hyn në BE vetëm kur ta plotësojë këtë kusht”

Komisari europian për Zgjerim e Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën vjeneze “Kurir”, ka thënë se viti 2025 është data e përafërt për pranimin e vendeve të reja anëtare në Bashkimin Europian.

Siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, Serbia mund të anëtarësohet vetëm nëse i zbaton shpejt dhe vendosmërisht hapat reformues dhe nëse marrëdhëniet me Kosovën i normalizon në mënyrë të detyrueshme e të përhershme

Hahn ka përmendur edhe kushtet tjera, ekonomike e politike për që duhet t’i përmbushë Serbia./koha.net