Aktuale

Serbi sulmon të miturin boshnjak në Mitrovicë

Një djalë i moshës së mitur i komunitetit boshnjak, ka raportuar se në rrugën ”Nemanjina” në Mitrovicë është sulmuar fizikisht nga një serb.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Mjekësore Familjare të këtij qyteti, ndërsa i dyshuari pas intervistimit u lirua me vendim të prokurorit.

Rasti është nën hetim, njofton Policia e Kosovës.