Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se serbët e Kosovës nuk kanë besim në institucionet e Prishtinës dhe se policia dhe ushtria e Prishtinës nuk mund të zëvendësojnë KFOR-in dhe EULEX-in.
Duke formuar Ushtrinë e Kosovës, thekson Stefanoviq, Prishtina donte të tregonte se prania ndërkombëtare nuk është më e nevojshme në Kosovë.
Kujtojmë se formimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor nxiti reagime të mëdha në Serbi.