Të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës, e një numër i madh edhe nga Serbia, besimtarët ortodoks serb janë mbledhur sot në Gazimestan për t’a festuar betejën e humbur të Kosovës, apo siç njihet edhe si festa e Vidovdanit.
Mbi 10 autobus ishin nisur në mëngjesin e hershëm nga Beogradi e Nishi për të marrë pjesë në këtë ceremoni, ku mori pjesë edhe princi i Serbisë, Aleksandri i II dhe princesha Katherine.
Serbet që ishin kryesisht të rinj, kishin me vete simbolet e shtetit të tyre, si flamuj e veshjet e tyre kombëtare. Edhe kësaj radhe u dëgjuan kore nacionaliste provokative të cilët e konsiderojnë akoma “Kosovën si pjesë të Serbisë” e “Kosova metohija”.
Para se të fillonte rituali i kësaj ceremonie fetare të udhëhequr nga peshkopi Teodosje, pelegrin të shumë kanë bërë nderime para pikturës gjigante të shenjtit Sava, dhe me pas i janë bashkuar ritualeve fetare për nderë të 617 vjetori të betejës së humbur të Kosovës.
Kurse, ipeshkvi i Prizrenit, Milotin Timotijeviç, i cili tha se ky vend është galaksiae Serbisë.
“Siç është dielli qendra e galaksisë edhe ky vend këtu është qendra e galaksisë serbe, jo vetëm e serbëve të shtetit tonë, por e të gjithë serbëve nga mbarë bota”, tha Timotijeviç.
Ipeshkvi Timotijeviç tha së Car Lazari është viktimë që dha jetën për serbët.
“Mos harroni, Lazari është bërë viktimë dhe ka dhënë jetën për ne, sepse nuk bënë që të jetohet pa viktima”, tha ai.
Ipeshkvi Timotijeviç tha se së bashku me Car Lazarin do të përshkojnë tokat serbe dhe popullin serb me lutje.
“Do të jemi me Llazarin përjetë, do të hymë bashkë me të në Graçanicë, Deçan, Studenicë dhe do ta përshkojmë tokën serbe dhe popullin serb me lutje, dhe atëherë edhe Zoti do të jetë me ne. Nëse kështu ndodhë, atëherë unë jam i sigurte në t ë ardhmen e popullit tonë, shtetit tonë”,tha ai
Ipeshkvi në fundtha se ndjehet falënderues se Lazarit u bë etalon i popullit serb për orientimin se si duhet të jetojnë. Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit kishte shumë më pakqytetar serb të pranishëm për të kremtuar këtë festë./KP