Aktuale

Serbet e rinj të Beogradit dëshirojnë të mësojnë shqip, pengohen

Një studente e re serbe nga Beogradi ka shkruar një koment interesant në “Facebook”. Ajo ka thënë se kanë dëshirë të mësojnë gjuhën shqipe, porse atyre po iu dalin telashe të shumta.

E këtu sipas saj, problem paraqet vet shteti serb, i cili nuk i pajis me viza pune njerëzit e interesuar që të ligjërojnë në katedrën e gjuhës shqipe në Beograd, e cila njëkohësisht është katedra më e vjetër e gjuhës shqipe në Evropë, kuptohet jashtë territorit të Shqipërisë, raporton www.zeri.info.

 

Lexojeni se çfarë shkruan studentja serbe e interesuar që të mundësoi mësimin e gjuhës shqipe;

“Unë ndjehem njëjtë kur dëgjoj të njëjtën gjë për gjuhën time. Shumë njerëz nuk dinë këtë por, Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është më i vjetri në Evropë, kuptohet jashtë territorit të Shqipërisë. Është më i vjetër se 120 vjet. Ne kemi shumë gjëra që po na lidhin mes vete. Por, tani për tani, departamenti ynë ka shumë probleme, nuk ka profesor të interesuar për të na ligjëruar neve. Dhe atëherë kur ne i gjejmë njerëz të tillë që janë të interesuar që të vijnë, atëherë kanë probleme që të marrin vizë me të drejt pune. Është një kaos i vërtetë”