Aktuale

Serbët e përfundojnë për sot, nesër paralajmërojnë sërish protestë

Serbët e Veriut sot kanë mbajtur protestën e tretë kundër vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe
Me flamuj të Serbisë dhe pankarta kundër taksës në të cilat kishte mbishkrime si “Krejt ҫka kërkojmë është jepni paqes një shancë”, “Mos na shtyni në geto”, “100 për qind taksë, zero për qind bukë”, serbët kanë lajmëruar se një protestë e tillë do të mbahet edhe nesër në orën 12:00.

Gjatë protestës ata kanë thënë se nuk do ta paguajnë asnjëherë taksën, të cilën e kanë quajtur harraq, dhe se me vendosjen e kësaj takse qeveria po tenton t’i largojë serbët nga Kosova./GazetaExpress