Punëtorët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë kanë bojkotuar punën, në mëngjesin e sotëm, njoftoi një burim i besueshëm i Gazetës Express.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi. Ai tha se është i njoftuar për një lloj greve.
“Një lloj greve sot, po prej nesër do të jetë gjithçka normale”, tha Idrizi.
Express merr vesh se e njëjta pritet të ndodhë edhe në Polici.
Sidoqoftë, sot kanë dhënë dorëheqje të katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Kjo për shkak të taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.