Aktuale

Serbët bllokun rrugën për të mos kaluar Isa Mustafa

Rreth 100 persona kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Isa Mustafa në atë pjesë.

Kështu thonë burime të KosovaPrss-it, sipas të cilave, kryeministri po tenton të marrë pjesë në përurimin e urës mbi lumin Bistricë, urë kjo e cila lidh këto dy qytete.

Serbët kanë penguar edhe shkuarjen e komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë. Sipas këtyre burimeve, ai pritet të arrijë në vendin e ngjarjes me helikopter.

Ndryshe, ende nuk dihet nëse kryeministri Mustafa do të arrijë të merr pjesë në përurimin e kësaj ure, ceremonia për të cilën ishte paraparë të fillojë në ora 13:00. /KosovaPress/