Aktuale

Senatori i lartë republikan: Rusia m’i ka hakuar emailat

Senatori i lartë republikan, Lindsey Graham, ka thënë sot se llogaria e emailit të tij e përdorur gjatë fushatës zgjedhore, është hakuar nga rusët.

Graham ka thënë për CNN se beson se rusët kanë kryer sulme kibernetike ndaj Komitetit Kombëtar Demokratik, transmeton Express.

“Rusia po tenton ta destabilizojë demokracinë në gjithë botën,” ka thënë ai.

Zyrtarët rusë i kanë mohuar vazhdimisht akuzat për sulme kibernetike.

Edhe presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka hedhur poshtë raportin e CIA’s, sipas të cilit hakerët rusë e kanë ndihmuar atë të fitojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, përmes sulmeve kibernetike./Express/