Aktuale

Senati voton për largimin e presidentes së Brazilit

Senati i Brazilit ka votuar për largimin e presidentes Dilma Rousseff për shkak të manipulimit të buxhetit.

Kjo i jep fund 13 viteve të saj në pushtet të Partisë së Punëtorëve të krahut të majtë. Rousseff mohon akuzat, shkruan BBC.

Gjashtëdhjetë e një senatorë votuan në favor të fajësimit të saj dhe 20 kundër, duke përmbushur kështu shumicën e dy të tretave të nevojshme për ta hequr atë nga presidenca.

Michel Temer do të ushtrojë detyrën e presidentit gjatë mandatit të zonjës Rousseff, mandat i cili përfundon më 1 janar 2019, transmeton KosovaPress.