Senati amerikan të mërkurën konfirmoi emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i cili ishte propozuar nga presidenti Donald Trump.
Me 85 vota për dhe 12 kundër, Senati votoi për emërimin e ish-senatorit të Indianës, Dan Coats (74) për drejtor të NSA.
Ai është i pesti në këtë pozitë që nga sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara, më 11 shtator, 2001.
Coates do të zëvendësojë James Clapper, i cili është tërhequr në fund të mandatit të administratës së Barack Obama.
Drejtori i NSA mbikëqyrë punën e 16 agjencive të tjera të inteligjencës, punën e të cilit Trump më herët e ka kritikuar për dështimin dhe vlerësimeve se Kremlini ndikoi në fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, të mbajtur më 8 nëntor 2016.