Shëndetësi

Sëmundja Alzheimer mund të shtyhet duke pasur më shumë shokë

Sëmundja Alzheimer mund të shtyhet duke qenë sa më social dhe duke pasur sa më shumë miq, thonë shkencëtarët.

Njerëzit e moshës 80-vjeçare, të cilët kanë aftësi njohëse të atyre që janë në moshën 50 dhe 60-vjeçare, raportohet se kanë më shumë marrëdhënie miqësore, zbulojnë studiuesit nga Universiteti Northwestern, transmeton KosovaPress.

Të qenit pjesë e shoqërisë solide nuk e parandalon sëmundjen Alzheimer në tërësi, por mund të jetë faktor për ngadalësimin e zhvillimit të saj, thuhet në studim.

Gjetjet e reja janë të rëndësishme për të kuptuar faktorët që qëndrojnë në ruajtjen e aftësive njohëse.

Simptomat e dementia përfshijnë humbjen e memories, vështirësi në koncentrim dhe konfuzitet.

Nuk ka asnjë shërim për gjendjen, por ka disa mënyra për të ndihmuar pacientët e prekur nga kjo sëmundje.