Aktuale

Selmanaj kërkon të pezullohet nisma që kërkon të falen deputetët që kanë hedhur lotsjellës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka cilësuar si skandale dhe të turpshme nismën e 11 deputetëve të Kosovës që deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë hedhur gazë lotsjellës të falen.

Ai ka thënë se LDK është kundër kësaj nisme dhe sipas tij, mesazhi që dërgon kjo nismë është se dikush mund të kryej vepra penale dhe një ditë mund të falet.

“LDK kërkon nga deputetët që kanë nënshkruar këtë nismë të tërheqin nënshkrimet dhe t’i lënë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre”, ka thënë Selmanaj, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është e gabuar./Lajmi.net/