Aktuale

Selimi: Hashim, në fakt ti nuk je president

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas deklartës së Presidentit Hashim Thaçi se nëse nuk votohet ushtria në Kuvend, ai do të jep dorëheqje, Selimi thotë “Hashim, në fakt ti nuk je president”.

Në një shkrim të postuar në Facebook, duke i theksuar arsyet pse duhet të jep dorëheqje Presidenti Thaçi, ai shkruan “Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president”.

Postimi i Selimit:

“HASHIM, NË FAKT, TI NUK JE PRESIDENT

A thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jmi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?

Sa e lexueshme hipokrizia jote!

Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional. Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së. Ti dujet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t’i mbledhur partitë në një tavolinë.Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre. Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president.

Në fakt, ti nuk je president”.