Kandidati për kryeministër nga Vetëvëndosja, Albin Kurti, tha se Skenderaj i ka dhënë shumë popullit, por që ky vend u ndëshkua me moszhvillim e varfëri.
Kurti tha se Vetëvendosje ka shumë punë për të bërë, pasi që në Kosovë ka papunësi të madhe.
“Lëvizja vetëvendosje ka shumë punë për të bërë, jo më për ti ftuar këto zgjedhje të 11 qershorit drejtë së cilës po marshojmë sigurt si asnjëherë më parë, po pasi që të jemi në qeverisje. Do të kemi shumë punë për shkak se Kosova ka papunësi të madhe. E pse ndodh kjo, kjo ndodh sepse vendi i punës në Kosovë është temë partiake dhe jo ekonomike e as politike. Në këto vite të pas luftës partia kryesisht të punëson e të ç’punëson”, tha ai.
Kurti tha se partitë e kanë pushtetin e në program dhe nuk kanë as program politik dhe as ekonomik. Në Skenderaj, Kurti paraqiti edhe programin e kësaj partie, ku tha se prodhimi bujqësor, industrial dhe zejtar do të ndihmohet dhe do të përkrahet nga qeveria, në mënyrë që të zvogëlohet importi dhe tà « rritet punësimi.
Kandidati për deputet nga Skenderaj, Veton Seferi, tha se Vetëvendosjes i është bashkuar rinia sepse është e vetmja shpresë dhe se Skenderaj ka nevojë për qeverisjen e vetëvendosjes. Seferi pati një porosi edhe për kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, ku i tha që ta ketë në konsideratë Drenicën sepse Drenica ka nevojë për Vetëvendosjen.
“Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, ta keni në konsideratë Drenicën, sepse gjatë këtyre ditëve në terren kam kuptuar se sa shumë nevojë ka Drenica për lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai. Kurse, Rexhep Selimi, kandidat për deputet, tha se vetëm Vetëvendosje i ka qëndruar besnik idealit të Adem Jasharit”, tha ai.
“Drenica nuk e lidh fatin me njerëz të dështuar, Drenica nuk e lidh fatin me ata që abuzuan me Drenicën, Drenica nuk e lidh fatin me ata që nuk e respektuan por e shfrytëzuan, Drenica nuk e lidh fatin me njerëz që i kthyen shpinën sapo morën votën. Drenicën nuk mund ta përfaqësojnë ata të cilët ia sollën Gjykatën Speciale UCK-së, Drenica nuk do të përfaqësohen edhe më tutje me ata që ia sollën ‘Zajednicën’ Kosovës. Drenica ju ka besuar, por do të dijë të ndahet njëherë e përgjithmonë nga ata që abuzuan me Drenicën me vlerat e luftës”, tha ai.
Selimi tha se Vetëvendosja do të ia bëjë edhe një shërbim Drenicës, ku ai tha se me 11 qershor Vetëvendosje do të dojë ti ndajë njëherë e përgjithmonë të mashtruarit nga mashtruesit./